1971 | Krijimi i kompanisë, si punëtori artizanale për instalimin e grillave plastike në objekte në Shkup. |
1976 | Fillimi i prodhimit të pjesëve shoqëruese për grilla dhe montimin e grillave dhe llamperive në Shkup dhe Maqedoni. |
1980 | Furnizim me linjën e parë për nxjerrje të profileve nga PVC-ja. |
1986 | Kompania ka edhe tre linja të reja për përpunimin e PVC dhe 3 makina për injektim të pjesëve nga termoplastet tjera. |
1990 | Kompania u ri-regjistrua si kompani private për prodhimin e PVC profileve. |
1992 | Kompania Roloplast zgjerohet duke blerë fabrikë në Negotinë (Maqedoni) me një sipërfaqe prej 15.000 m2, nga të cilat 4000 m2 në 4 sallat e prodhimit janë me infrastrukturë të plotë, si stacion i energjisë, stacion kompresor, parqe dhe rrugë të asfaltuara. |
1994 | Kompania plotësohet me dy linja të reja për nxjerrje të profileve. |
1995 | Kompania Roloplast investon në kompani të përziera në Ukrainë, Shqipëri dhe Bullgari. |
1996 | Nisja e prodhimit të PVC granulateve me kapacitet prej 200 kg/orë. |
1998 | Kompania rrit prodhimin e PVC granulateve me linjë të re të avancuar prej 500 kg/orë. |
2000 | Roloplast investojnë në prodhimin e gypave të ujërave të zeza nga ф50 – ф160, përgatit tre linja të reja për nxjerrje të profileve për nevojat e veta dhe hap dy sallone për shitje të prodhimeve të veta. |
2006 | Кa filluar me prodhimin e PVC profileve për dritare dhe dyer me profile me katër dhoma. |
2007 | Prodhimi i profileve me gjashtë dhoma për dritare dhe dyer. |
Roloplast sot
Kompania Roloplast sot me dy fabrikat e saja në Shkup dhe Negotinë dhe kompanive të përziera në Shqipëri dhe Bullgari, prodhon sasi të mëdha të PVC granulati me cilësi të lartë për nevojat e prodhues të njohur nga Maqedonia dhe jashtë vendit.
Përpunon të gjitha llojet e PVC profileve për grilla, llamperi, korniza në modele të ndryshme dhe të gjitha pjesët shoqëruese për montimin e tyre.
Nis me prodhimin e gypave të ujërave të zeza me teknologjinë më bashkëkohore dhe gypa nga polipropileni për ujë me presion të lartë dhe instalim pneumatik.
Roloplast ka dy sallone bashkëkohore të shitjes.
Vendoset për certifikim të cilësisë sipas ISO 9001 dhe ISO 14000.
Kapacitetet vjetore të sotshme:
- përpilim i gjysmë-fabrikateve dhe PVC granulateve nga 5000 tonë
- përpilim i llamperive prej 648000 m2
- përpilim i grillave dhe pajisjeve shoqëruese prej 144000 m2
- përpilim i kornizave prej 864000 m
- përpilim i gypave të kanalizimit prej 633 t/vit.
- përpilim i gypave të polipropilenit prej 500 t/vit.
Me eksport të përgjithshëm prej 60%.
Mundësitë për zhvillim të mëtutjeshëm
Kompania Roloplast ka një vizion të qartë për zhvillimin e saj.
Sipas politikës së kompanisë doemos duhet vendosur sistemin e cilësisë sipas standardeve ISO dhe modernizimin e kompanisë që të shndërrohet në një kompani moderne evropiane. Planet e zhvillimit parashikojnë zhvillimin e prodhimit të vet dhe rritje e vazhdueshme e cilësisë dhe sasisë së produkteve të tyre. Futje të modeleve të reja të profileve për dritare dhe dyer, dhe më shumë.
Në plane janë paraparë edhe investime të reja dhe produkte të tjera të ngjashme në bashkëpunim me kompani të tjera.